Redon Makashi është shprehur se puthjen e parë do t’ja jepte Nora Istrefit. I ftuar në “Shiko Kush Luan”, artisti i grupit legjendar “3 Musketjerët” u vendos së një sfidë së bashku me këngëtaren Lori Kaçka. Artistët duhej t’i përgjigjeshin pyetjeve për personazhe të njohur të showbizit shqiptar, për të gjetur mes tyre shpirtin binjak.
Një ndër pyetjet drejtuar Makashit ishte se cilës nga dy prej personazheve, Nora Istrefit apo Lorit do t’i dhuronte puthjen e tij të parë. Redoni preferoi të zgjidhte si vajzën që do t’i dhuronte puthjen e tij të parë këngëtaren Istrefi dhe jo Lorin, të cilën e kishte përballë, duke e kaluar kështu pyetjen e vështirë me sportivitet. /abcnews.al/