Harry Redknapp është gati të punojë sërish si trajner i Tottenhamit.
Trajneri anglez drejtoi skuadrën nga viti 2008 deri në vitin 2012.
“Sinqerisht, nëse dikush ofron, do të jetë e vështirë të refuzosh. Kur ju pëlqen diçka, është e vështirë të thuash jo.
Levy nuk më thirri, nuk kishte asgjë të tillë. Por tani shkoj në evente të ndryshme, luaj golf… Nuk bëhet fjalë për para, por për sfidë. Më pëlqen shumë, ndjenja për të fituar një ndeshje është e mrekullueshme. Do të ishte e vështirë të refuzohej”, tha Redknapp. /G.D abcnews.al/