Recital në vendlindje/ Gëzim Myshketa, arie botërore në amfiteatrin e Durrësit

schedule15:02 - 7 Korrik, 2024

schedule 15:02 - 7 Korrik, 2024

Tingujt e muzikës shqiptare dhe botërore mbushën Amfiteatrin e Durrësit mbrëmjen e të shtunës.

Baritoni i njohur ndërkombëtarisht Gëzim Myshketa u rikthye në vendlindje pas 12 vjetësh me një koncert recital.

Shoqëruar  nga  kori, solistë dhe orchestra simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Myshketa interpretoi nga ariet si “Karmen” e “Traviata”  e deri tek  pjesë  të kompozitorëve si Ennio Morricione, Nino Rota  apo  “Për ty  atdhe”.

Ka performuar  në shumë skena botërore e para  shumë personaliteteve të famshëm, por  ky koncert në vendlindje mbarte një emocion të veçantë për Myshketën.

Dhjetëra qytetarë dhe të ftuar nderi mes tyre dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë shijuan tingujt e muzikës dhe dhuruan duartrokitje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!