Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, pritet të zhvillohet sot, e hënë 21 nëntor.
Tema kryesore e diskutimit mes dy palëve do të jetë çështja e reciprocitetit të targave.
Pavarësisht se ende nuk është bërë publike axhenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.
Në lidhje me takimin e dy liderëve ka reaguar edhe shefi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Joseph Borrell.
I am convening an emergency meeting of the Belgrade -Pristina Dialogue tomorrow with Prime Minister @albinkurti and President @predsednikrs
We need de-escalation of the situation, stop going from permanent crisis management & start advancing on normalisation of relations instead
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 20, 2022
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Borrell ka thënë se de-përshkallëzimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve është i domosdoshëm.
“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Kujtojmë se Policia e Kosovës njoftoi dje se edhe më datën 21 nëntor do të vazhdojë masa e qortimit të shoferëve me targa ilegale serbe, ndërkaq më 22 nëntor nis shqiptimi i gjobave.
Shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh, sipas Policisë do të zgjatë deri me 21 janar 2023.
Deri më 20 nëntor janë shqiptuar rreth 1.740 qortime, për shoferët e makinave me targa ilegale serbe./abcnews.al/