Rebelohet Qosja i Kavajës/ Kryebashkiaku kundërshton kryeministrin

schedule18:30 - 11 Korrik, 2025

schedule 18:30 - 11 Korrik, 2025

Mosbindja opozitare nis nga Kavaja. Kryebashkiaku demokrat Fisnik Qosja pas takimeve maratonë me kryeministrin Rama, deklaroi publikisht se nuk pranon kërkesën e shefit të qeverisë, për të shkarkuar nënkryetarët e tij.

“Unë nuk do i bidem urdhërave politike të kryeministrit. Nënkryetarët e mi nuk do i shkarkoj.”

Ndërsa pranoi analizën për performancën e drejtorëve dhe krerëve të njësive administrative. Por vendimin për ta, do e marrë personalisht pas rezultateve.

“Do i shkarkoj nëse e vlerësoj unë”

Fisnik Qosja fitoi mandatin në vitin 2023 si kandidat i PD, kur drejtues politik kishte ish-deputetin Ervin Salianji. Më pas, u pa se Qosja kishte një raport të largët me kryetarin e partisë, Sali Berishën dhe përkundër qëndrimeve të liderit të tij, vendosi të marrë pjesë sistematikisht në takimet e kryeministrit Rama Ky vendim i Qoses, vjen pikërisht një ditë pas rifshaqjes së Ervin Salianjit krah për krah tij në Kavajë.

Janë dhe 5 kryebashkiakë demokratë të tjerë të cilët si Qosja, kanë pranuar ftesat e kryeministrit Rama për takime, por do të shihet nëse do i përgjigjen kërkesave të tij apo jo.

E sigurt është që kryeministri këtë katarsis e kërkon me ngulm në 54 bashki të drejtuara nga PS, përveç një devijimi në Himarë. Ish-opozitari Vangjel Tavo i rikthyer në kryebashkiak socialist, shuajti dilemat.

“Se nënkryetarët i kam të rinj” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!