Richard Danso u afrua në verë nga Tirana dhe pretendohej që ganezi me të shkuar në SHBA të zëvendësonte brazilianin Elton Cale, i cili kishte bërë një ndërhyrje në shpatull.
Në asnjë moment nuk ka treguar se mund të bëjë diferencën në Superiore dhe shifrat nuk janë në favorin e tij, pasi ka luajtur në vetëm 10 ndeshje si titullar me kampionët në fuqi.
Danso në pesë duele të tjera është aktivizuar nga stoli, ndërkohë që kohët e fundit ka shfaqur edhe pretendime për formacionin. Sipas “Panorama Sport” ai edhe ka kërkuar llogari për këtë.
Në këto kushte te Tirana “rebelimit” të ganezët i janë përgjigjur me vendimin për ta kaluar të stërvitet me ekipin e 21-vjeçarëve dhe të luajë edhe në ndeshje me ta. /abcnews.al