Rebelimi i Wagner, presidenti serb lavdëron qëndrimin e fortë të Putinit

schedule11:22 - 26 Qershor, 2023

schedule 11:22 - 26 Qershor, 2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lavdëruar qëndrimin e fortë të presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund kryengritjes së shkurtër të udhëhequr nga kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ndërsa pranoi se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko kontribuoi në tërheqjen e Wagner, presidenti serb tha në një intervistë në televizionin Pink, se Putin ishte ai që e bëri atë dhe i përshkroi veprimet e presidentit rus si të mprehta dhe vendimtare.

Vuçiç kritikoi gjithashtu veprimet e grupit Wagner si “një thikë pas shpine” për vendin e tyre dhe tha se një gabim ishte bërë në Rusi duke i dhënë grupit “fuqi të madhe”.

“Ata thanë se ne kemi njerëz të korruptuar në vende të caktuara, gjë që është kryesisht e vërtetë. Por a është kjo një arsye për të goditur pas shpine vendin tuaj, në momentin e tij më të vështirë?

 Sigurisht që jo, por ata e bënë gjithsesi,” tha presidenti të dielën, duke iu referuar grupit Wagner dhe kundërshtarëve të Putinit.

“Ata besuan se Putini nuk do të ndërhynte dhe Putini personalisht me deklaratën e tij dhe qëndrimin e tij të fortë, e ndaloi atë,” tha Vuçiç.

“Putin tani ka një detyrë shumë të vështirë, dhe kjo është të rrisë motivimin e ushtrisë dhe besimin e numrit të madh të ushtarëve të zhgënjyer të Ëagner.

Dhe asgjë nga këto nuk do të jetë e lehtë,” shtoi Vuçiç.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!