Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rebelimi” i Besart Xhaferrit/ Indrit Vokshi: Ja si duhet lexuar deklarata e tij, ai synon të…

schedule20:45 - 22 Tetor, 2025

schedule 20:45 - 22 Tetor, 2025

TIRANË- Komentatori politik, Indrit Vokshi, i ftuar në “Real Story”, komentoi deklarata e Besart Xhaferrit, i cili tha se Berisha duhet të provojë farsën elektorale të 11 majit të pretenduar në zgjedhje ose në të kundërt duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Ai theksoi se ky qëndrim duhet parë në dy këndvështrime, të cilat sipas tij konsistojnë si më poshtë vijon:

“Kam dy lexime, e para është se mund të jetë vullnet individual, i një njeriu që shikon momentin politik, që mendon të spikasë, por pa bërë shumë dëm. Ky është versioni i parë.

Mund të jetë dhe Luli i ri, sepse ajo lloj strukturë vetëm Lul mund të prodhojë, nuk është se prodhon ndonjë politikan me një natyrë virtuoze.

Ky është versioni i dytë. Ka një lëvizje të djalit të z.Berisha, mirëpo një lëvizje e tillë nuk është lëvizje kundër Sali Berisha, por është një lëvizje kundër këtyre tjerëve, sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve dhe nuk është kundër Sali Berishës.

Është një lëvizje jo kundër Sali Berishës, por kundër këtyre të tjerëve”, tha ai/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!