Rebelët Houthi sulmojnë luftanijet amerikane, ushtria rrëzon 3 dronë

schedule14:53 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 14:53 - 4 Dhjetor, 2023

Luftanijet amerikane rrëzuan tre dronë, pasi 3 anije tregtare u vunë në shënjestër të zjarrit në Detin e kuq. Siç bëri të ditur ushtria amerikane, bombarduesja USS Carney i erdhi në ndihmë anijeve që kishin lidhje me 14 vende përfshirë Britaninë e Madhe ditën e dielË, pasi ato u vunë nën rrezen e sulmit, nga zona të Jemenit, që janë nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Irani, Huthi.

Dy nga anijet u goditën nga raketat por nuk u raportuan viktima. Një zëdhënës i Lëvizjes Houthi mori përsipër autorësinë, me pretendimin se kishte sulmuar anije të Izraelit, por ky i fundit mohoi lidhjet me mjetet lundruese.

Komanda qendrore amerikane, pjesë e ushtrisë së SHBA që mbikëqyr operacionet në lindjen e Mesme tha të dielën se luftanija USS Carney kishte zbuluar një raketë balistike pranë Unity Explorer, një anije mallrash në pronësitë e Britanisë së madhe. Më vonë, kishte rrëzuar një dron që po i drejtohej vetë luftanijes, edhe pse tha se nuk ishte e qartë nëse ajo ishte objektivi.

Teksa i përgjigjej thirrjes për ndihmë nga Unity Explorer, luftanija amerikane dalloi dhe rrëzoi një tjetër dron. Më vonë, dy anije të tjera, me flamur të Panamasë, u goditën nga raketat. Ndërsa u nis për të ndihmuar anijen e dytë, USS Carney rrëzoi një dron të tretë.

Komanda qendrore amerikane tha se sulmet kishin vënë në rrezik ekuipazhet shumëkombëshe të mjeteve lundruese dhe përfaqësonin një kërcënim direkt ndaj sigurisë detare.

/abcnews.al