Realizohet operacioni i parë në zemër në spitalin “Shefqet Ndroqi”

schedule09:39 - 24 Nëntor, 2021

schedule 09:39 - 24 Nëntor, 2021

Në spitalin Shefqet Ndroqi është realizuar operacioni i parë në zemër. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se kjo është një nisje e mbarë për funksionimin e qendrës së dytë të kardiokirurgjisë të spitaleve publike.

“Është realizuar me sukses operacioni i parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke nisur mbarë funksionimin e qendrës së dytë të kardiokirurgjisë të spitaleve publike.

Urime stafit mjekësor prof. Rezar Deveja, dr. Dervish Hasi, dr. Ketjon Menkshi, dr. Marjeta Bilaj, dr. Nereisa Rushiti, për kryerjen e operacionit të parë, me mbështetjen e prof. Ilir Ohri, prof. Arben Baboçi, prof.asc. Alma Cani dhe dr. Saimir Kuçi”, shkruan ministrja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!