Realizohet ndërhyrja e vështirë/ Hiqet 1/3 e mushkërisë së 57-vjeçarit, në spitalin “Shefqet Ndroqi”

schedule14:12 - 27 Prill, 2025

schedule 14:12 - 27 Prill, 2025

TIRANË- Ramazani vuante nga problemet në mushkëri prej rreth një viti, por kohët e fundit frymëmarrja iu vështirësua shqetësim që e detyroi t;i drejtohej mjekut.

” Kam gati një vit, por nja tre- katër muajt e fundit jam interesuar  nëpër mjekë. Frymëmarrjen e kisha  shumë të vështirë dhe dhimbje herë pas here në krahun e djathtë”

Pas vizitave, mjekët konstatuan se 57-vjeçari duhej t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Një e treta e  mushkërisë duhej  hequr, por si një duhanpirës I vjetër do ta kishte të vështirë  rikuperimin pas operacionit.  Kështu vendosën të përdorin një teknikë tjetër.

Për herë të parë  në  spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë  u realizua  me sukses ndërhyrja e avancuar kirurgjikale përmes një prerje vetëm 5 cm.

“Këtu bëhet fjalë për heqjen e një pjesë të madhe të mushkërisë, më shumë se 1/3 e mushkërisë  me anë të një teknike  endoskopike,  me hapje 5 centimetra, në asistencën e videotoraktoskopisë, është një kirurgji që në vendin tonë është risi. Përfitimi për pacientin  është jo vetëm ana estetike.  Rikuperon më shpejt duke pas një plage operatore  minimale. Pacienti përfitoi  se ishte  një pacient që mushkëritë e tij ishin  dëmtuar paraprakisht,  vuanin nga  duhanpirja për një kohë të gjatë”

Kjo  teknikë miniinvazive e cila  përdoret për problemet  e  mushkërive  në disa prej qendrave  më të specializuara ndërkombëtare, sjell një standard të ri në kirurgji dhe në vendin tonë.

“Është një teknikë që e kërkonte koha, deri më para pacientët që i preferonin bëheshin  vetëm jashtë me çmime stratosferike, këtu e përfitojnë falas. Aplikohet për të gjitha patologjitë  e toraksit,  është kirurgji që aplikohet për trajtimin e kancerit të mushkërisë ose për patologji  të tjera beninje ose malinje. Kërkon përqendrim suportin me pajisjet e duhura,  vështirësi që ne e kemi tejkaluar  me pasjen e mundësisë steplave që janë qepës automatik  për këtë kirurgji”

Sipas mjekëve një ndërhyrje e tillë  redukton ndjeshëm dhimbjen dhe i jep mundësi pacientit të qëndrojë me pak në spital.

“Kam qenë shumë keq para operacionit tani ndjehem mirë”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!