“Realizmi Socialist në stil shqiptar”/ Studiuesi Hoxha tregoi si i lindi ideja e librit: Doja të dilja nga kornizat

schedule11:20 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 11:20 - 13 Dhjetor, 2023

Studiuesi i artit, Ermir Hoxha ka publikuar së fundmi librin “Realizmi Socialist në stil shqiptar”. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai tregoi se si lindi ideja për kopertinën e librit, të cilën e ka konsideruar një sfidë më vete.

“Kopertina ishte sfidë me vete, siç është zakonisht për çdo libër. Doja një kopertinë që të ilustronte se çfarë përmbante vetë libri dhe titulli prandaj është pak i gjatë se duhet të kishte prezente dhe përqasjen ndaj trashëgimisë komuniste në periudhën aktuale, pra në periudhën postmoderne. Gjithashtu do të kishte prezente dhe imazhin e Realizmit Socialist zyrtar të krijuar në periudhën e komunizmit. Kështu që të dyja ato do të bashkëjetonin. Unë mendova të ishte si një sipërfaqe muri, ku vendosen këto afishet e kinemasë. Gjeta një model dhe u mundova ta përpunojë sipër. Më dukej sikur imazhet vendoseshin mbi njëra-tjetrën. Të gjitha ato mbetjet mbeteshin mbi sipërfaqe”.

Sa i përket librit në tërësi, Hoxha tha se pas gjashtë botimesh, mendoi të realizonte një libër studimor të mirëfilltë si ftesë për dialog me studiuesit e tjerë.

“Unë doja të dilja pak nga skemat e mija, nga kornizat që kisha krijuar unë vetë. Në fakt ishte botimi im i gjashtë dhe deri tani unë kisha trajtuar libra si format historie. Edhe një libër studimor të mirëfilltë si ftesë për dialog me studiuesit e tjerë, pavarësisht ndërtimit të tyre dhe vetë artistët që janë protagonist të asaj periudhe dhe kësaj periudhe, e kisha të rëndësishme. Kështu që ndërtova një studim, i cili kishte një përqasje të dyfishtë. Një përqasje mes periudhës së Realizmit Socialist avangard, atij zyrtari, i periudhës atëherë kur ndodhi dhe një periudhë të dytë që ishte ajo që më intrigonte më shumë, që ishte periudha e trajtimit të trashëgimisë komuniste nga artistët bashkëkohorë. Kjo në fakt ishte ajo që mua më sugjestiononte më shumë. Ishte një pse e madhe që më flinte në kokë vazhdimisht dhe donte që të merrte një përgjigje”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!