Reali tenton të “peshkojë” te Inter, mesfushori zikaltër dëshirë e Ancelottit

schedule22:30 - 20 Maj, 2022

schedule 22:30 - 20 Maj, 2022

Real Madrid po vazhdon me punën për të gjetur një zëvendësues të Luka Modric dhe Toni Kroos, pasi të dy “musketierët” janë drejt fundit të karrierës së tyre futbollistike.

Për lojtarin e preferuar të trajnerit Carlo Ancelotti, drejtuesit madrilenë kanë menduar të “peshkojnë” në Seria A dhe bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin italian të Interit.

Nicolo Barella pëlqehet shumë nga tekniku Ancelotti, i cili ka bërë një sezon fantastik me zikaltërtit, teksa me paraqitjet e tij ka tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave të mëdha.

Klubi spanjoll është gati të paguajë 60-70 milionë euro për të marrë Barellën në Madrid dhe kënaqur trajnerin Ancelotti, megjithatë negociatat me Interin nuk janë aspak të thjeshta për disa arsye.

Më kryesorja është që zikaltrit kanë ndërtuar ekipin rreth mesfushorit italian dhe jo më kot gjatë këtij sezoni i zgjatën kontratën deri në verën e 2026-ës, duke i rritur ndjeshëm edhe rrogën vjetore.

Nga ana tjetër edhe vetë mesfushori nuk preferon një largim nga Milano, pasi ka ndërtuar tashmë familjen e tij dhe ndihem më mirë në atdhe. /f.a/abcnews.al