Manchester United ka bërë bllokadë për Paul Pogba dhe Real Madrid është lodhur. Klubi anglez as që ka pranuar të bisedoje për shitjen e mesfushorit francez, i cili në fakt edhe po paraqitet dobët në këtë fillim sezoni. Spanjollët nga ana tjetër duan një mesfushor qendre dhe po shohin për zgjidhje të tjera.
Një ditë më parë u raportua se objektivi është Fabian Ruiz i Napolit, që vlerësohet më shumë se 60 milionë euro. Tashmë nga Spanjë lajmi është se Reali synon të marrë që në janar mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen. Këtij të fundit në qershor i përfundon kontrata dhe londinezëve u ka shkuar dëm mundi për ta bindur danezin të rinovojë.
Marca raporton se presidenti Daniel Levy u ka kërkuar njerëzve të tij të besuar të gjejnë ndonjë ofertë për mesfushorin. Kështu Tottenhami do të ishte gati ta shiste Eriksen në janar, për të mos i ikur me parametra zero.
Reali nga ana tjetër është i kujdesshëm dhe nuk e kontakton lojtarin para janarit. Rregullat e FIFA-s për transferimet janë të qarta. Gjithashtu te Reali e kanë të qartë se duhet të përforcohen në janar. Eriksen shikohet lojtari që i sjell skuadrës së tyre cilësitë që u mungojnë, edhe pse trajneri Zidane preferon më shumë Paul Pogba. /abcnews.al
#LaPortada Eriksen en la ventana de enero pic.twitter.com/xEXEBVbdWL
— MARCA (@marca) October 9, 2019