Reali mbylli një sezon fantastik, ky është plani për të ardhmen e “galaktikëve”

schedule09:57 - 30 Maj, 2022

schedule 09:57 - 30 Maj, 2022

Real Madrid ka mbyllur një sezon fatastik, edhe pse në nisje të tij, shumë ishin skeptikë. La Liga dhe Champions, dy nga trofetë më të rëndësishëm u koleksionuan këtë sezon te “galaktikët”.

Ndërkohë në merkato, klubi mori një goditje të madhe pas refuzimit të Kylian Mbappe, por zyrat në Valdebebas nuk ndalen.

Për sezonin e ardhshëm Reali i ka piketuar objktivat dhe ato janë Rudiger dhe Tchuameni. Nënshkrimi me mbrojtësin gjerman ështët thuajse i kryer.

Rudiger përfundon kontratën  e tij me Chelsean në 30 qershor  dhe po ashtu si Alaba një sezon më parë vjen me parametra zero.

Rudiger do të nëshkruajë një kontratë deri në vitin 2026 dhe do të ketë një klauzolë prej 450 milion eurosh.

Nga ana tjetër nënshkrimi me Tchouamenin, ende nuk është konkretizuare. Është një lëvizje e minutës së fundit nga Real Madridi, një operacion që rifilloi pas refuzimit të Mbappe.

Monaco kërkon plot 80 milion euro për 22-vjeçarin, ndërsa operacioni pritet të konkretizohet shpet pasi skuadra franceze e nis sezonin më 18 qershor. “Galaktikët” e kanë shumë të qartë se cilat pozicione të tjera duhen të përforëcohen, por në asnjë rast nuk ka nxitim.

Duket se do të ketë kthime nga huazimet, Mayoral dhe Odriozola, që pritet të jenë përkatësisht zëvendësuesit e Benzema dh Carvajal.

Të sigurtë janë largimet e Bale, Isco dhe Marcelo, të cilët mbarojnë kontratat e tyre dhe gjithashtu synohet që të huazohen edhe Mariano e Jovic.

Dy lojtarë të tjerë e kanë të ardhmen në ajër. Bëhet fjalë për Ceballos dhe Asensio, dy lojtarë që kanë nevojë për rinovimin e kontratës ose për t’u shitur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!