Reali kalon në gjysmëfinale të Kupës

schedule14:17 - 1 Shkurt, 2019

schedule 14:17 - 1 Shkurt, 2019

Real Madrid kaloi në gjysmefinale të Kupës së Spanjës pas fitores 3-1 ndaj Gironas. Benzema ishte heroi i takimit për madrilenet me dy golat e shënuar.

Real Madrid kalon pa problem në gjysmëfinalet e Kupës së Spanjës. Madrilenët fituan në transfertën e Gironas me rezultatin 3-1 duke i dërguar shifrat e përgjithshme në 7-3.

Benzema hapi serinë e golave në minutën e 27. Francezi realizon një gol mjaft të bukur dhe tregon se po kalon një formë mjaft të mirë. Pak minuta më vonë, Marcelo pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, por gabon përballë portierit Moreno. Gjithsesi gabimin e tij e shlyn Benzema në fundin e pjesës së parë që realizon golin e dytë personal me një goditje të bukur brenda zonës.

Në fraksionin e dytë të lojës, Reali pati mundësinë për të dërguar shifrat në 3-0, por Vasquez godet shtyllën me portën e boshatisur. Vendasit nisen në kundërsulm dhe ngushtojnë diferencën me Pedro, i cili u tregua i saktë përballë portierit Kejlor Navas.

Gjithsesi fitoren e Realit e vulos Marcos Llorente me një goditje të fuqishme jashtë zonës. Real Madrid regjistron fitoren e radhës dhe lojtarët po tregojnë një formë të shkelqyer. Kupa është një nga objektivat e Realit të Madridit në këtë sezon në Spanjë pasi kampionati është thuajse i pamundur për shkak të diferencës së madhe të pikëve me Barcelonën kryesuese./abcnews.al