“Reali ka besim tek unë, e kalojmë krizën”, Zidane nuk i trembet shkarkimit

schedule15:56 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 15:56 - 4 Dhjetor, 2020

Real Madrid luan në fushën e Sevilla ditën e shtunë (16:15), një sfidë tepër e vështirë. Situata në kampin e “Los Blancos” nuk është e mirë, rezultatet negative kanë krijuar pakënaqësi dhe zërat për një shkarkim të Zinedine Zidane nuk mungojnë.

Gjithsesi, trajneri francez, në prononcimin e dhënë përpara duelit me ekipin andaluzian, thekson se ka besimin e plotë të drejtuesve të klubit. “Kam besimin e të gjithëve te Real Madrid. Sigurisht që nuk ndihem mirë kur humbasim, njësoj ndihen edhe lojtarët.

Djemtë e kanë shfaqur mbështetjen ndaj meje, jam me fat që jam pjesë e këtij klubi. E kemi të qartë që së bashku mund ta kalojmë këtë moment të vështirë“, deklaron trajneri i kampionëve të Spanjës. /abcnews.al