Legjenda spanjolle e Barcelonës, Xavi Hernandez, është pyetur sot në lidhje me situatën kaotike që po kalon Reali i Madridit. Ish-mesfushori i Barcelonës tha se nuk duhen thënë fjalë të nxituara dhe se Reali i Madridit është gjithmonë pretedent për të fituar çdo trofe të mundshëm.
“Është e vërtetë që nuk po kalojnë një moment të mirë, por ishte një gjë që pritej. Skuadra ka filluar të bëhet nga e para dhe kjo gjë nuk është aspak e lehtë. Megjithatë, Reali i Madridit ka 1000 jetë. Ata nuk dorëzohen asnjëherë, pavarësisht situatës ku ndodhen. Jam i sigurt që edhe këtë sezon do të luftojnë për çdo trofe të mundshëm”, tha mes të tjerash Xavi./abcnews.al