Real Madrid pas fitimit të titullit kampion në La Liga, i cili ishte edhe i titulli i 35-të në historinë e klubit, drejtuesit kanë vazhduar punën për të gjetur lojtarët e duhur që t’i transferojnë gjatë merkatës së verës në “Santiago Bernabeu”.
Një nga synimet kryesore të madrilenëve është që të gjejnë lojtarë të rinj, për të rinovuar edhe skuadrën, pasi futbollistë si Lukas Modric, Toni Kross apo dhe Casemiro tashmë mbi të 30-tat, nuk premtojnë shumë për të ardhmen.
Pikërisht për repartin e mesfushës i piketuar është lojtari belg, Youri Tielemans, i skuadrës së leicester Cityt, i cili tashmë është kthyer në një objektiv për “Los Blancos”, pasi këto të fundit kanë disa muaj që po e vëzhdojnë.
24-vjeçari ka bërë disa sezone shumë të mira në Angli, derisa kontrata e tij me klubin anglez skadon në verën e vitit 2023. Vet futbollisti ka deklaruar se dëshiron një hap më të madh në karrierë dhe nuk do ta refuzonte kalimin në Santiago Bernabeu.
Mediat e ndryshme spanjolle kanë raportuar se Real Madridi është duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurove për transferimin e belgu. Tielemans këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 7 gola e ka asistuar në 4 të tjerë. /f.a/abcnews.al