Luka Modric është një mesfushor fantastik, por kroati mbush 36 vjeç në shtator dhe mosha nuk i lejon që të jetë edhe për shumë vite në nivele të larta. Real Madrid ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e kroatit dhe ka hedhur sytë nga Serie A.
Kampionët e Spanjës i janë rikthyer pistës Sergej Milinkovic-Savic, një dëshirë të kahershme. 26-vjeçari serb është një nga pikat më të forta të Lazios, teksa Florentino Perez, pasi ka marrë miratimin e trajnerit Zidane, ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.
Nga Spanja raportohet se kreu i klubit iberik po përgatit një ofertë prej rreth 60-70 milion eurosh për klubin italian në lidhje me kartonin e mesfushorit potent. Në listën e dëshirave është edhe Paul Pogba, por “Los Blancos” po tentojnë të mbyllin operacionin me yllin e Lazios. /abcnews.al