Premier League pritet të jetë e ardhmja e Raphaël Varane. Mbrojtësi francez ka fituar gjithçka me Real Madrid (ka kontratë deri në verën e vitit 2022) dhe dëshiron të nisë një aventurë të re në verë.
Kampionët e Spanjës kanë vendosur të mos rinovojnë kontratën me 27-vjeçarin, kështu që shitja e tij në fund të sezonit është e paevitueshme.
El Chiringuito raporton se Varane ka nisur bisedimet me Manchester United, klub që ka shumë kohë që shpreh interes për shërbimet e tij.
? EXCLUSIVA de @10JoseAlvarez ?
‼️”VARANE lo tiene muy AVANZADO con el UNITED”
⚠️”El R. MADRID da por hecho que NO va a RENOVAR”. #ChiringuitoMadrid pic.twitter.com/ph0nkJa9S4
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 15, 2021
Ole Solskjaer e cilëson si përforcimin perfekt për repartin e prapavijës, ndërsa kartoni i kampionit të botës me Francën kushton rreth 55-60 milion euro. /abcnews.al