Realdi Fili me menaxheri të ri, Rumania opsion për të ardhmen?

schedule08:15 - 11 Janar, 2020

schedule 08:15 - 11 Janar, 2020

Realdo Fili, sulmuesi anësor që pritet të largohet zyrtarisht nga Luftëtari, para disa ditësh bëri me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me menaxherin Elton Marini. Fieraku tashmë do të përfaqësohet nga një tjetër menaxher, Sokol Haxhia.

Shqiptari, i cili jeton në Itali, ka njoftuar se Fili do të jetë pjesë e “Freesport Management”. Haxhia do të punojë për transferimin e sulmuesit gjatë merkatos së janarit. Duke ditur tregjet ku ai operon, Rumania me gjasa është opsion për të ardhmen e anësorit.

Fili në Superiore është aktivizuar me disa skuadra, duke nisur me Apoloninë, për të kaluar te Partizani, Kamza, Skënderbeu dhe së fundmi te Luftëtari. Ofertat nga Superiorja nuk i mungojnë sërish dhe së shpejti do të duhet të vendosë se ku do të luajë. /abcnews.al

Postimi i menaxherit Sokol Haxhia