Kur gjërat bëhen të vështira, më të fortët zbresin në fushë. Këtë bënë Real Madrid dhe mbi të gjitha Kilian Mbape, që I treguan të gjithëse se kush janë kampionët e Europës.
“Los Blancos” triumfuan 3-1 në sfidën e kthimit në play of e Cjhampions League, duke e kthyer Manchester City në një skuadër të zakonshme.
Merita e gjitha e sulmuesit francez, që vendosi firmën në të tre golat e triumfit për skuadrën e tij.
Gjithçka e lehtë për të besuarit e Karlo Ançeloti, ndërsa ajo që ishte cilësuar si një “finale e parakohshme”, u duk shpejt si një ndeshje stërvitore.
Vetëm 4 minuta lojë dhe Mbape kaloi në epërsi të zotët e shtëpisë. Nga ky moment madrilenët morën kontrollin total të lojës duke mbytur rivalët në zonën e tyre.
Ofensiva e të zotëve të shtëpisë u kurorëzua me golin e dytë të shënuar sërish nga Mbape në minutën e 33-të.
Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit sulmuesi francez plotësoi mbrëmjen e madhe personale dhe të Real Madrid me golin e tretë në minutën e 61-të.
Me fitoren dhe kualifikimin në xhep, Ançeloti i dhuroi Mbape “standing ovation” të “Santiago Bernabeu”, ndërsa me zëvendësimet e tjera uli ritmin dhe kualitetin e skuadrës së tij në fushë.
Në shtesë, Manchester Siti dhe Guardiola zbutën humbjen me golin e nderit të Nico.
Kjo nuk e zbehu aspak festën e Real Madrid, që merr një vend në 1/8 e Champions League, ndërsa tani të gjithë rivalët janë të paralajmëruar./abcnews.al