Real Madridi regjistron një rekord të ri në Ligën e Kampionëve

schedule10:42 - 25 Nëntor, 2021

schedule 10:42 - 25 Nëntor, 2021

Real Madrid është tashmë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Ata mundën 3-0 Sherifin në një ndeshje komode për bardhezinjtë të cilëve u ka mbetur edhe një ndeshje në këtë fazë  të Champions League. Ajo ndeshje është kundër Interit dhe do të luhet më 7 dhjetor në Bernabeu.

Në atë duel bardhezinjtë do të luajnë për të përfunduar si të parët në grup. Për djemtë e Ancelottit mjafton një barazim, por tani për tani ata kanë arritur tashmë një rekord të ri në Champions League.

Real Madrid po luan sezonin e 30 në fazën së grupeve të Champions , e cila është një rekord, sepse ai është ekipi i vetëm që ka arritur në historinë e Ligës së Kampionëve. r.t/abcnews.al