Real Madrid po tenton të gjejë një zëvendësues të Luka Modric sipas medieve iberike. Kroati feston 36-vjetorin në shtator dhe nuk premton shumë sezone në nivele të larta.
Florentino Perez e ka në mendje zgjidhjen dhe po përgatit një ofertë tunduese për… Interin. 65 milion euro për Nicolo Barellan, një ndër lojtarët e momentit tek ekipi zikaltër.

23-vjeçari është rritur shumë prej momentit që kaloi në “San Siro” dhe bën gjithçka në fushë, duke i kryer me sukses detyrat në të dy fazat e lojës. Vrapon, sulmon dhe dhuron asiste.
Sigurisht që Antonio Conte nuk do donte kurrë të hiqte dorë nga shërbimet e tij, por situata ekonomike e klubit italian nuk është aspak e mirë dhe 65 milion eurot nga Spanja tundojnë drejtuesit. /abcnews.al