Real Madrid piketon zëvendësuesin e Modric dhe Kroos, spanjollët e gjejnë në Serie A

schedule08:23 - 26 Nëntor, 2022

schedule 08:23 - 26 Nëntor, 2022

Real Madrid është duke kërkuar një zëvendësues të Modric dhe Kroos, të cilët nuk e kanë shumë të gjatë aventurën e tyre te “Los Blancos” duke marrë parasysh edhe moshën e tyre.

Për këtë gjë, Real Madrid ka hedhur sytë në Itali, te skuadra e Napolit për të gjetur lojtarin ideal për të mbuluar këtë rol. I piketuari është Stanislav Lobotka, të cilin Ancelotti e pëlqen shumë dhe ka kohë që e ndjek evoluimin e tij.

Lobotka po shkon mirë te Napoli dhe sapo ka rinovuar kontratën e tijë për më shumë se 3 milionë euro në sezon deri në vitin 2027. Megjithatë, një thirrje eksploruese ka ardhur nga Madridi dhe, nëse marrëveshja duket e pamundur për merkaton e janarit, për sllovakun ka dalë një vlerësim konkret. Shuma e kërkuar De Laurentiis është nga 55 deri në 65 milionë euro.

Gjithsesi, Reali do të presë deri në fund të sezonit për të parë gjithashtu edhe performancën e tij deri në fund./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!