Real Madrid duket se është gati të fillojë zyrtarisht aksionin për të tentuar transferimin e Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.
“Los Blancos” konsiderohen si favoritët për të nënshkruar me mesfushorin anglez, duke ditur se e dhe vetë lojtari dëshiron vetëm spanjollët. Dortmund në fakt ka dashur të rinovojë kontratën e tij, por 19-vjeçari është i vendosur të provojë një eksperiencë të re.
Sipas raportimeve nga “AS”, Bellingham ka treguar se zgjedhja e tij është të veshë fanellën e Real Madrid. Dortmund është duke kërkuar një shifër prej 150 milionë euro për kartonin e Bellingham, por për Realin është një shifër tepër e lartë.
Drejtuesit e klubit mbretëror kanë vendosur një ofertë fillestëre rekord klubi prej 120 milionë eurosh, dhe ata potencialisht do të largohen nga tentativa nëse kjo shifër nuk pranohet nga klubi gjerman./ h.ll/abcnews.al