Real Madrid vuan, por gjithsesi nuk I zhgenjen pritshmëritë, duke fituar vendin që I takon mes 16 skuadrave të fundit që varzhdojnë garën për trofeun e Champions League.
Pas fitores 1-0 në sfidën e parë, rekordmenët e këtij turneu mundën 2-1 Benfikën në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”, duke plotësuar “hakmarrjen” ndaj portugezëve që i detyruan të luanin në fazën e play-off.
Por deri te triumfi, “los blancos” duhet të përmbysnin epërsinë e rivalëve të sigluar nga Rafa Silva në minutën e 14-të.
Por shpresat e Benfikës dhe trajnerit të saj Jose Mourinho, i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna për shkak pezullimi, zgjatën shumë pak.
Tchuameni barazoi rezultatin pas vetëm dy minutash, për të ndezur sërish atmosferën e madrilenëve.
Kaq për pjesën e parë, megjithëse në llogari mungon goli i Arda Guler, I anuluar nga sistemi VAR.
Shifrat qëndruan gjatë në padryshuara pas pushimit.
Vetëm në minutën e 80-të, Vinicius Junior shënoi golin e dytë dhe të fitores për Real Madrid.
Një revansh personal për sulmuesin brazilian, protagonist në ngjarjet e ndeshjes së vajtjes, që helmuan edhe këtë sfidë të kthimit.
Gjithsesi, në fund festa ishte e gjitha për madrilenët, që megjithëse duket se kanë humbur shkëlqimin, mbeten në lojë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. / abcnews.al /


