Duke folur për të ardhmen e klientit të tij javën e kaluar, super-agjenti Mino Raiola përfshiu Barcelonën dhe Real Madridin midis destinacioneve të mundshme të Erling Haaland në rast se sulmuesi norvegjez vendos të ndahet me Borussia Dortmund verën e ardhshme.
Ndërsa presidenti i Barcelonës, Joan Laporta u takua me Raiolën së fundmi, askush nga Los Blancos nuk ka pasur një takim me agjentin e njohur ditët e fundit.
Real Madridi po monitoron se çfarë po ndodh me Haaland si spektatorë të thjeshtë, por ata nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në një ankand publik, pavarësisht se janë të interesuar për nënshkrimin e tij.
Los Blancos janë të vetëdijshëm se nuk mund të konkurrojnë në aspektin financiar me klube si Manchester City apo Paris Saint-Germain, por ata nuk janë të gatshëm të humbasin qetësinë e tyre.
Ndërkohë, klubi beson se sulmi i tyre do të jetë mjaft i fortë pas ardhjes së mundshme të Kylian Mbappe, i cili do të formojë një vijë të fuqishme frontale së bashku me Karim Benzema, Vinicius Junior, Rodrygo dhe Marco Asensio.
Haaland mund të kontribuojë në disa aspekte të lojës së Real Madridit, por Benzema aktualisht është një titullar i padiskutueshëm në front dhe Los Blancos nuk kanë nevojë për një tjetër sulmues elitar./h.ll/abcnews.al