Real Madrid po synon të nënshkruajë me një sulmues që mund të konkurrojë me Karim Benzema dhe më pas të zëvendësojë francezin.
Sipas portalit Goal duke iu referuar Fichajes, Roberto Firmino është identifikuar si kandidati kryesor për forcimin e qendrës së sulmit.
Në fund të këtij sezoni, Firmino do të largohet nga Liverpool, siç është bërë e ditur tashmë. Kontrata e 31-vjeçarit brazilian në Anfield po skadon, që do të thotë se sulmuesi do të jetë i lirë të nënshkruajë verën e ardhshme.
Në sezonin 2022/2023, Roberto Firmino shënoi 11 gola në 33 ndeshje për Liverpool. /G.D abcnews.al/