Carlo Ancelotti tashmë e di se nëse nuk fiton Ligën apo Ligën e Kampionëve, do të shkarkohet. Megjithatë, italiani është i vetëdijshëm për këtë më mirë se kushdo, pasi në sezonin 2014-2015 u largua nga pankina në Santiago Bernabeu pas një sezoni bosh.
Ëndrra e trajnerit është të përfundojë kontratën me Los Blancos. Lidhja që ai ka me skuadrën e Realit zgjat deri në vitin 2024 dhe qëndrimi deri në atë datë është objektivi i madh i italianit.
Situata në La Liga nuk është më e mira, sepse janë shtatë pikë prapa Barcelonës. Është e vërtetë që ka ende shanse, por pikët që i kanë shpëtuar klubit madrilen nuk kthehen më. Nga ana e saj, në Champions League skuadra nxori versionin më të mirë në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool.
Kush do të jetë pasardhësi i Carlo Ancelottit?
Sipas ABC, Real Madrid do të kishte zgjedhur Raul Gonzalez Blanco. Ndoshta ai është duke pritur për thirrjen nga ekipi i parë. /G.D abcnews.al/

