Skuadra e Real Madrid po planifikon nje perballje mes Federer dhe Nadal pikerisht ne impiantin madrilen “Santiago Bernabeu”. Nëse dueli mes dy legjendave konkretizohet do të vendosej një rekord i ri në lidhje me të pranishmit në një ndeshje tenisi pasi do të arrinte numrin e 80 mijë shikuesve.
Klubi i Real Madrid hedh idenë tërësisht larg futbollit, por për një tjetër spektakël:
Eshtë gati idea për një ballafaqim Federer-Nadal në Bernabeu, me praninë e 80 mijë spektatorëve në një supershow duelim mes tyre.
Sipas burimeve më të fundit që vijnë nga kanali ABC, klubi madrilen është duke menduar që të ftojë në një ndeshje ekzibicioni, dy tenistët e një rivaliteti të hershëm legjendar.
Për këtë, Reali, klubi më i titulluar, më i pasur dhe më fitues në botë kërkon të sjellë përn tifozaët e tij një sfidë tenisi brenda në fushën e futbollit.
Objektivi në fakt është të thyhet rekordi për një garë tenisi në lidhje me publikun që do të shkojë në 80 mijë të pranishëm.
E përditshmja spanjolle ABC, presidenti i Realit, për motive mbi të gjitha ekonomike, ka ndër mend organizimin e një eventi të tillë në nivel botëror.
Deri më tani rekordi i publikut i përket sfidës mes Serena Williams dhe Kim Clijsters, që u zhvillua në vitin 2010, dhe ku të pranishëm ishin 35.681 tifozë të tenisit.
Tashmë presidenti i Realit kërkon që të dyfishojë një shifër të tillë duke i bërë një dhuratë edhe spanjollit Rafa Nadal, që ka lindur në Majorka, por ka qenë dhe mbetet një super tifoz i Realit të Madridit.
Për Nadal një sfidë tenisi ne tempullin e Los Blancos, do të ishte një ëndërr, dhe pikërisht përballë kundërshtarit të tij më të hershëm dhe constant, Roxher Federer./ABC News Albania 24/7