Endrick dhe Tchouameni janë dy shëmbuj të lojtarëve që refuzuan ofertat më fitimprurëse për të veshur fanellën e Real Madrid.
“Los Blancos” janë të vetëdijshëm se nuk mund të përballojnë ofertat e bëra nga klubet më të pasura dhe gjithmonë kanë shmangur hyrjen në një ankand për lojtarët. Jude Bellingham tashmë është informuar se sa larg mund të shkojë Real Madrid në aspektin financiar dhe kjo është arsyeja pse ai po anon drejt bashkimit me gjigantët e Spanjës.
Për më shumë se një dekadë, Real Madrid ka qenë i qartë për kufijtë e pagave, të cilat bazohen në kritere logjike ekonomike. Gjatë viteve të fundit, asnjë lojtar nuk është paguar më shumë se 12 milionë euro në sezon.
Real Madrid nuk do të bëjë përjashtim me Bellingham. Drejtorët e klubit janë të vetëdijshëm se disa lojtarë, si Mbappe, do të zgjidhnin kontratën më të lartë, por ata nuk janë të gatshëm të joshin një futbollist vetëm me para, pra jo duke rritur ofertën e tyre./ h.ll/abcnews.al