Real Madrid i falet “ruletës ruse”/ Champions League, madrilenët mposhtin me penallti “qytetarët” e Manchester City

schedule23:50 - 17 Prill, 2024

schedule 23:50 - 17 Prill, 2024

Real Madrid ka mposhtur Manchester City në “Etihad” pas 120 minutave lojë. Ishin penalltitë që dërguan madrilenët në gjysmëfinale të Champions League.

Madrilenët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12.Ishte një kundërsulm perfekt me brazilianin Rodrigo i cili mposhti portierin Ederson.

Në minutën e 76 ishte “magjistari” belg, De Bruyne i cili dërgoi topin në rrjetën e spanjollëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar në barazim 3-3.

Në gjysmëfinale, Real Madrid do të përballet me bavarezët e Bayern Munchen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!