Real Madrid e kërkon me ngulm në Bernabeu, ja sakrifica për Fabian Ruiz

schedule19:54 - 6 Prill, 2020

schedule 19:54 - 6 Prill, 2020

Real Madrid ka disa kohë që po e ndjek me kujdes situatën e mbrojtësit të Napolit, Fabian Ruiz. Ideja më e fundit e madrilenëve është që të vendosin në marëveshje dhe kartonin e Lucas Vazquez.

Për lojtarin napoletan janë në garë ekipe si Barcelona, Manchester City si dhe madrilenët. Kartoni i Ruizit është diku te 50 milionnë euro dhe Reali kërkon të tundojë napoletanët me anë të mesfushorit me tipare sulmuese.

Lucas Vazquez është në kontratë me madrilenët deri në qershorin e vitit tjetër. Ai është aktivizuar në 18 ndeshje këtë sezon me Realin, ku e ka gjetur dhe tre herë rrugën e rrjetës si dhe ka dhuruar dy asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al