Real Madrid “bie” në “Bernabeu”

schedule23:21 - 5 Mars, 2019

schedule 23:21 - 5 Mars, 2019

Dominimi tre vjeçar i Real Madridit në Champions League ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme. “Galaktikët” u mundën me rezultatin e thellë 1-4 nga holandezët e Ajax-it.

Djemtë e Santiago Solarit ishin të pafuqishëm brenda stadiumit “Santiago Bernabeu” të mbanin rezultatin e ndeshjes së parë në Holandë, që përfundoi 2-1 në favor të tyre.

Të parët që shënuar për Ajax-in ishin Hakim Ziyech dhe David Neres. Pjesa e parë përfundoi në shifrat 2-0. Në minutën e 62 holandezët shënuan golin e tretë me anë të Dusan Tadiç.  Ndërkohë goli i Marco Asensio nuk vlejti aspak pasi dy minuta më vonë, në të 72-n shënoi mesfushori danez, Lasse Schoenne.

Humbje turpëruese, me rezultatin e përgjithshëm 5 me 3 kjo për Realin e Madridit, e cila tre vitet e fundit nën drejtimin e Zinedine Zidane ishte shpallur tre herë rresht kampione e Ligës së Kampioneve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!