Real Madrid u kthye te fitorja në La Liga, por një sukses si ai 2-0 kundër një skuadre modeste si Oviedo nuk mund të zbehë zhgënjimin e popullit “merenges”, pas sezonit të dytë pa trofe.
Krisja mes tifozëve, klubit dhe lojtarëve është e madhe, ndërsa në shënjestër “los blancos” janë presidenti Florentio Perez dhe ylli Kilian Mbappe.
I pari la përpara kohe nga tribuna VIP e “Santiago Bernabeu” pas tensionit në distancë me tifozët që nxorrën një pankartë ku kërkohej largimi tij.
Nuk ishte një mbrëmje e lehtë as për Mbappe, që u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 69-të, duke marrë vendin e Gonzalo, që kishte shënuar golin e epërsisë në pjesën e parë. Por sapo shkeli fushën, sulmuesi francez u mbyt nga vërshëllimat e tifozëve.
Pavarësisht kundërshtimeve dhe një tjetër përplasje mes tij dhe trajnerit Arbeloa të zbuluar nga mediat pranë klubit Madrilen, sulmuesi hyri mirë në ndeshje, duke asistuar në golin e dytë të Real të shënuar nga Bellingham në minutën e 80-të.
Siç ishte e pritshme, përveç shtrëngimit të duarve, në fund nuk kishte asgjë për të festuar te “los blancos”, që presin vetëm mbylljen e sezonit, përpara se të nisin një revolucion të vërtetë.


