Real-Barça, Courtois: Messi normal, është lojtar si gjithë të tjerët

schedule12:46 - 29 Shkurt, 2020

schedule 12:46 - 29 Shkurt, 2020

Përballja e shumë pritur mes Real Madrid dhe Barcelonës pritet të zhvillohet nesër. Megjithatë, protagonistët e duelit e kanë filluar me ngacmimet ndaj kundërshtarëve që ditën e sotme. Është portieri madrilen, Thibaut Courtois, i cili beson tek fitorja në “El Clasico” si dhe deklaron se nuk e ka frikë Messin.

“Për mua Messi është një lojtar si gjithë të tjerët. Nëse ju besoni se unë e kam makth atë, atëherë gaboheni. E studiojmë atë ashtu siç studiojmë një lojtar të Celta Vigos apo të Levantes. Nuk ka ndonjë diferencë. Besoj te fitorja, e cila mund të jetë vendimtare në garën për titullin kampion”, deklaron belgu.

Courtois që nga fillimi i këtij viti është rikthyer në formën e tij më të mirë, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Zidane. Ditën e nesërme e pret një duel i vështirë kundër argjentinasit të Barcelonës, i cili i ka shënuar 9 gola në 15 ndeshje që kanë luajtur kundër njëri tjetrit. A do të arrijë Messi t’i shënojë golin e 10? Kjo mbetet për tu zbuluar nesër në “Santiago Bernanbeu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!