Sulmi në Irak/ Sekretari i Jashtëm britanik: Mos përsërisni sulme të rrezikshme

schedule08:38 - 8 Janar, 2020

schedule 08:38 - 8 Janar, 2020

Shefi i diplomacisë britanike, Dominic Raab dënon ashpër  sulmin me raketa balistike nga Irani në bazat ajrore në Irak që strehojnë forcat e koalicionit, përfshirë këtu edhe personelin britanik.

Sekretari i jashtëm i kërkoi Iranit që të mos përsëriste “sulmet e pamatura dhe të rrezikshme” mbi bazat në Irbil dhe al Asad, në perëndim të Bagdadit.

Ministria e Mbrojtjes tha që nuk kishte viktima.

Garda Revolucionare e Iranit tha që sulmi ishte si hakmarrje për vdekjen e gjeneralit Qasem Soleimani të premten.

Ai u vra jashtë aeroportit të Bagdadit në një sulm  të urdhëruar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Raab tha që ai ishte i shqetësuar nga raportet për viktima të mundshme dhe theksoi se nga një luftë në Lindjen e Mesme do të përfitonin vetëm grupet terroriste./abcnews.al