Reagon Rapo: Kam pranuar edhe ulje page, tani duan t’u fal të gjitha lekët

schedule22:29 - 10 Janar, 2020

schedule 22:29 - 10 Janar, 2020

Luftëtari dhe Donald Rapo kanë një çështje mes tyre. Në Gjirokastër akuzojnë lojtarin që nuk është paraqitur në stërvitje dhe për këtë e kanë gjobitur, si dhe e konsiderojnë të parregullt faktin që ai i është bashkuar Laçit. Pas klubit kurbinas, tashmë ka qenë radha e Rapos të sqarojë situatën e tij.

“Sqarim: në lidhjen time me Luftëtarin, dua te them që më vjen shumë keq që ajo deklaratë e z.Bekim Halilaj qarkullon në media. Unë si futbollist profesionist kam dalë në stërvitje me ekipin e Laçit për arsye që mos të jem i pa përgatitur dhe hedh poshtë fjalët që janë thënë që unë kam firmosur një kontratë me ekipin e Laçit.

Si mund të firmos një kontratë tjetër, kur unë i di shumë mirë rregullat që kur një futbollist është nën kontratë nuk mund të firmosë një kontratë të re?! Sipas meje kjo deklaratë e dhënë sot për shtyp qenka si një luftë e hapur mes meje edhe presidentit të Luftëtarit, i cili mua më ka 8 rroga pa paguar plus qiraja e shtëpisë që është 3 muaj pa paguar.

Unë si mund të shkoj të paraqitem në stërvitje në Gjirokastër?! Unë kam 4 vjet e gjysmë me Luftëtarin dhe si mund të vijë një president me 3 muaj dhe të hedhë poshtë gjithë djersën, mundin tim, kur kam luajtur me shpirt, kam dhënë për Luftëtarin si të isha një gjirokastrit. Nuk e kuptoj kush e ka gënjyer z. Halilaj që unë nuk kam bërë padinë në federatë për prishjen e kontratës?! Kërkesën e kam bërë në datën 20 dhjetor, për dijeni të klubit dhe FSHF, nëpërmjet avokatit tim.

Presidenti ka kërkuar në Federatë që unë si futbollist të fal të gjitha lekët që më ka dhe të marr lejen e kalimit. Në muajin Gusht unë kam hapur një gjyq për pagat e prapambetura, por më premtoi që me datë 30 Nëntor unë do i merrja pagat e prapambetura, si dhe rashë dakord për uljen e pagës time mujore, me idenë që do merrja lekët e prapambetura.

Kështu që u detyrova të hiqja dorë nga gjyqi. Uroj që te ketë një zë nga shokët e mi të skuadrës, uroj të ketë një zë nga presidenca, që Luftëtari të arrije aty ku ishte ,në majat e Europës dhe jo ku po e çojnë.! Faleminderit”, shkruan Rapo në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!