Miralem Pjanic pak një ditë më parë postoi në rrjetin social instagram, ku në të thuhej, “Duhet të dish kur të lësh”, që në media u përfol si një ironi kundrejt Koeman i cili u shkarkua nga drejtimi i Barçës.
Ndërsa nuk ka vonuar edhe reagimi i mesfushorit boshnjak i cili në Twitter ka postuar një shkrim që sqaron të gjithë situatën, duke mohuar zërat se i ishte drejtuar ish-trajnerit të katalanasve.
“Në një botë ku sytë e të gjithëve janë ngjitur pas ekraneve, është shumë e lehtë të citosh dikë gabimisht dhe ta nxjerrësh jashtë kontekstit. Në të gjithë karrierën time, nuk kam lënduar askënd me dashje, direkt apo indirekt. Unë jam rritur për të respektuar të gjithë, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë në çdo mënyrë. I uroj Ronald Koeman shumë fat në udhëtimin e tij të ardhshëm. Unë do të vazhdoj të përqendrohem për të bërë më të mirën për ekipin tim”, ka shkruar Pjanic.
— Miralem Pjanic (@Miralem_Pjanic) October 28, 2021
/f.a/abcnews.al