Për deklaratën e kryeministrit Rama ka reaguar Partia Demokratike përmes kryetarit të grupit parlamentar. Edmond Spaho shkruan në Facebook, se bie dakord me kryeministrin Rama, se nuk jemi të gjithë njësoj. Kreu i deputetëve demokratë vijon duke thënë se Edi Rama eshte arkitekti i bashkeqeverisjes me krimin, ndërsa opozita është ajo që lufton prej 5 vitesh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar.
“Edi Rama është ai që emëron Ministrat e Brendshëm me lidhje familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës! Ne jemi ata që e zbulojnë këtë të vërtetë!. Ne nuk jemi njësoj! Ne anëtarësuam vendin në NATO dhe hoqëm vizat! Edi Rama, me bashkëqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian të vendit”-përfundon postimi i Spahos. /abcnews.al