Reagon Basha: Djepi bosh i gjykatës i duhet kryeshejtanit

schedule12:56 - 24 Korrik, 2018

schedule 12:56 - 24 Korrik, 2018

Menjëherë pasi Kryeministri Edi Rama, postoi në Facebook  ndaj deklaratave të opozitës se kanë mbetur pa gjykat, nuk mungoi dhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Basha

“Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”, shton më tej kryetari i PD-së, Lulzim Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!