Pas grabitjes së parave të martën në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë zëdhënësja e “Austrian Airlines”, avioni i të cilës ra pre e grabitesve ka deklaruar se nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë.
Tanja Gruber u shpreh për “The Guardian” se kjo do të jetë një ndër masat e sigurisë që do të ndërmarrë kompania.
Zëdhënësja e “Austria Airlines” ka pohuar për median britanike se paratë po ngarkoheshin në avion në momentin që ndodhi ngjarja.
“Ngarkimi i pasagjerëve sapo ishte kryer. Nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe pasagjerët,” ka deklaruar Gruber.
Ndërkohë që nisja e avionit nga Tirana u shty me tri orë nga orari i parashikuar. /abcnews.al