Reagon anëtari i AShSh: Vendimi i çmimit “Nobel” është degradues

schedule10:47 - 11 Tetor, 2019

schedule 10:47 - 11 Tetor, 2019

“Vendimi është degradues, pasi shkel ligjet evropiane të paqes“, kështu deklaroi Anëtari i Akdemisë së Shkencave të Shqipërisë, Shaban Sinani, në lidhje me çimimin Nobel që iu dha autorit austriak Peter Handke.

“Jemi të mendimit se një institucion për paqen të jap çmim që nxit urrejtje.Vendimi është degradues, pasi shkel ligjet evropiane të paqes. Nuk është e drejta jonë të kërkojmë shfuqizimin e çmimit, sepse nuk mund të ndodhë”, deklaroi Sinani.

Kritikët kanë reaguar në lidhje me këtë  vendim. Ata janë shprehur kundër vendimit për t’i dhënë Peter Handke një çmim Nobel për letërsinë.

Dramaturg, novelisti dhe poetit austriak iu dha çmimi Nobel të enjten.

Ai është një figurë shumë e diskutueshme pasi njihet si mbështetës i serbëve gjatë luftës jugosllave të viteve 1990.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, reagoi ditën e djeshme në lidhje me këtë vendim, ku u shpreh se çmimi ishte i turpshëm dhe i ishte dhënë një “mohuesi të genocidit”.

Edhe vetë autori austriak tha se, ishte i befasuar kur fitoi çmimin, duke shtuar se vendimi ishte “shumë i guximshëm nga Akademia Suedeze”. Cmimi i tij u vlerësua gjerësisht në Austri ndërsa kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq, foli për “një shkrimtar të madh, humanist dhe një njeri që e do Serbinë”.

Akademia Suedeze e cila mbikëqyr çmimin prestigjioz tha në një deklaratë se, Handke ishte njohur për “një punë me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!