Pas votimit të qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, ka reaguar ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Kosnett ka uruar për formimin e Qeverisë së re, teksa ka thënë se mezi që pret që të punojë me të gjitha institucionet e reja.
“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett./abcnews.al