Menjëherë pas deklaratave për përfshirje të tyre në çështjen e parave të gjetura në dy makinat Toytoa Jaris, deputetët Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja kanë reaguar përmes rrjetit social facebook.
Kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja ka njoftuar kënaqësinë për t’iu bashkuar numrit dy të socialistëve Taulant Balla, në gjyqin për shpifje me kreun e opozitës Basha.
Shpifje e ka quajtur deklaratën e Lulzim Bashës edhe deputeti tjetër socialsit Jurgis Çyrbja, i cili duke deklaruar se nuk ka arsye të durojë baltën hedhur në drejtim të tij, konfirmon se edhe ai do të bëjë padi për shpifje, duke e sfiduar kreun e opozitës në përballje me të dhe kolegët e tij në gjykatë, me prova dhe fakte, për çdo akuzë të hedhur ndaj tij./abcnews.al