Reagimi/ Komuniteti Mysliman Shqiptar kundër “shtetit” bektashi?

schedule20:30 - 23 Shtator, 2024

schedule 20:30 - 23 Shtator, 2024

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shprehet i shqetësuar në lidhje me idenë e krijimit të shtetit sovran të Urdhrit të Bektashinjve në Shqipëri.

Në një kohë kur në vend nuk ka konflikte fetare dhe dominon fryma e dialogut, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

“Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se do të ndjekë me vëmendje këtë çështje dhe do të ndërmarre hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

Vetëm pak ditë më parë New York Times raportoi se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti për besimtarët bektashinj. Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, duke nënvizuar se shqiptarët gjate gjithë historise kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!