Reagimi i Ramës, Duma: Ai është i tronditur

schedule20:46 - 21 Shkurt, 2019

schedule 20:46 - 21 Shkurt, 2019

Demokratja Grida Duma e ftuar në “Mbrëmje ABC” ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se është gati për dialog me opozitën dhe refuzon ngritjen e një qeverie tranzitore. Për Dumën, Kryeministri është i tronditur nga vendimi i marrë nga opozita për djegien e madateve. Ndërsa më tej Duma ka theksuar se opozita do vijojë protestat në qytete të tjera të vendit ku referencë nuk do të jetë më Tirana.

“I gjithë shqetësimi i tyre është se ne do t’i përçajmë, pro nga çfarë do t’i përçajmë? Këtu bën një monolog hamletian se “jam apo nuk jam përfaqësues i shqiptarëve”.

Unë nuk pres që Rama në këtë moment të ketë qartësinë për të reaguar mirë dhe ai është i gjithi i stresuar dhe i gjithi në dëshpërim. Ai është i tronditur. Ai nuk e mendonte dhe besonte se kjo do të ndodhte. Unë jam tek ata individë që beson se një organizatë politke ose ekziston dhe bën politikë ose nuk mund të rrijë si një organizatë joqeveritare”.

Sipas saj djegia e mandateve ishte një hap i rëndësishëm pasi klasa e mesme e shoqërisë është shkrirë dhe e gjithë shoqëria është mpirë.

“Unë mendoj që ky hap përfaqeëson një moment të rëndësishëm dhe të palexueshëm thellë. Ka shumë analiza që lidhen me të shkuarën. Nuk jemi thelluar mjaftueshëm për të thënë që shoqëria shqiptare nuk ka lidhje fare me të shkuarën. Ne na mungon shtresa e mesme e shoqërisë dhe të gjithë jemi në një krizë të madhe të të besuarit, nëse rrihet apo nuk rrihet në Shqipëri. Gjendja e mpirë e shoqërisë kërkon modele. Ne kemi bërë sot një lëvizje për të dalë jashtë sistemit dhe për të rritur shkallën e parë të besimit. Nuk besoj se jeta parlametare vlen më në këto momnete. Që në këto momente kemi tërhequr shumë herë më shumë vëmendje se kur ishim brenda salës së Kuvendit”.

Duke komentuar reagimin e ndërkombëtarëve Duma u shpreh se: “Ne e kemi pritur këtë reagim dhe unë flas aq sa kam ekspriencë me Ministrinë e Integrimit Evropian. E di shumë mirë se çfarë do thonë ndërkombëtarët dhe pa ndërkombëtarët dhe pa mbështetjen tyre demokracia funksionale nuk mund të bëhet. Ne jemi në një radikalizëm të fortë dhe në shumë raste radikalizmi ka çuar të që hapen perdet dhe të tregohet realiteti i Shqipërisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!