Rama-Presidentit: Ilir, çfarë borxhi të kanë shqiptarët që t’i dhanë të gjitha e nuk ngopesh

schedule13:17 - 4 Tetor, 2020

schedule 13:17 - 4 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në  Twitter në përgjigje të një reagimi të bërë nga Presidenca në lidhje me deklaratat e kreut të qeverisë së fundmi.

Në postimin e tij në Twitter, Rama i drejtohet kreut të shtetit duke e pyetur se çfarë borxhi i kanë shqiptarët, që sipas tij, ia dhanë të gjitha si askujt tjetër në historinë e shtetit, “dhe ti prapë nuk ngopesh.”

Postimi në Twitter:

“Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma!”

Më herët, presidenca ka reaguar pas deklaratës së Ramës, i cili u shpreh sot se retorika e presidentit Ilir Meta turpëron shqiptarët dhe se është “shef i shtabit elektoral i opozitës”.

“Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj”, shkroi në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi.

Blushi, shkroi po ashtu se është më mirë është të jesh opozitar se tradhtar ose zuzar. s.b/abcnews.al/